
Qytetarë nga pjesa veriore e Mitrovicës thonë se janë lodhur me gjendjen
aktuale atje. Ata duan që të mos kenë më shqetësim kryesor sigurinë dhe
lirinë e lëvizjes, por të punësohen dhe të kenë mirëqënie.
Gjendja e brishtë e sigurisë me incidente të kohëpaskohshme, si dhe bllokimi i rrugëve dhe barrikadat, sipas këtyre banorëve, nuk janë pjesë e skenarëve të qytetarëve të Mitrovicës, por e disa njerëzve dhe grupeve që kanë interesa dhe përfitime nga një gjendje e tillë.
Zorica Nikolliç, një banor serb i Mitrovicës, thotë se problem për të është gjendja sociale dhe se politika nuk i intereson shumë.
“Nuk më intereson politika fare. Më intereson vetëm jeta, ajo pjesë e jetës që më ka mbetur”, thotë Zorica Nikoliç, banor nga Mitrovica.
Krejt çka ai dëshiron është që të lëvizë lirshëm nga shtëpia e tij për në pjesët tjera të qytetit, duke mos pasur frikë nga askush.
Top Channel