Republika e Malit ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Lajmi është bërë i ditur nga zëvëndëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ngarkuar me procesin e njohjeve.

Pacolli tha se qeveria e këtij shteti nga Afrika Perëndimore tashmë i ka dërguar letrat kredenciale.

Gjatë një konference të mbajtur të shtunën, Pacolli ka thënë se meritë e kësaj njohjeje është lobimi i tij i shpeshtë në këtë vend.

Numri dy i qeverisë kosovare ka theksuar se prej shteteve të Afrikës Perëndimore vetëm Togo nuk e ka njohur ende Kosovën, por kjo sipas tij do të ndodhë shumë shpejt.

Pacolli ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të jetë në një turne të ri lobues në Togo, Kenia dhe Kamerun.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Mali është vendi i 92-të që njeh Kosovën dhe ka 15 milionë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA