Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE Pas debimit nga Japonia, aktivistet kineze te arrestuar nen akuzat e
shkeljes se ligjeve vendase te emigracionit, jane pritur ne Hong-Kong si
heronj.
Nderime te shumta i ishin rezervuar pese aktivistëve ne fjale dhe dy gazetarëve televizive, kur zbriten nga fluturimi i nisur prej Okinauas. Ata ishin pjese e nje grupi prej 14 shtetasish kinezë, qe udhetuan te merkuren drejt dy ishujve ne detin e Kines Lindore, te pretenduara si nga Tokio, ashtu edhe nga Pekini.
Ne njerin prej tyre, protestuesit vendosen flamurin kinez e kenduan himnin kombetar, perpara se prangoseshin per shkelje të ligjeve japoneze të imigracionit. Pekini pat kërkuar lirimin e tyre pa kushte dhe e pershendeti levizjen e Japonise, duke e bere te qarte se marrja e ketij vendimi shmangu acarimin e marredhenieve dypaleshe.
Ishujt e kthyer ne molle sherri, ne Japoni njihen me emrin “Senkaku”, ndersa Kina i quan “Diaoju”. Grupi ishte nisur me anije nga Hong-Kongu dhe ne momentin e afrimit me token, rojet bregdetare japoneze u ishin vene pas, por aktivistet jane hedhur ne uje e i jane afruar bregut me not.
Episodi aspak i kendshem per tokion erdhi ne mesin e nje sherri te ngjashem me Korene e Jugut. Ishujt e pabanuar jane nje burim tensionesh te vazhdueshme, qe keto muajt e fundit kane ardhur ne pershkallezim. Te dy vendet i kane drejtuar njeri-tjetrit nota zyrtare proteste, ndersa Shtetet e Bashkuara bejne apel qe çeshtja te zgjidhet ne menyre paqesore. Arsyeja e mosmarreveshjeve te vazhdueshme per keto pjese toke nen kontrollin e japonise, duhet kerkuar tek pozicioni i tyre strategjik, ujërat e pasura me peshq, por edhe spekullimet per depozita te medha e te pashfrytezuara nafte.
Top Channel