
Maqedonia renditet ndër vendet e para në Zvicër për nga numri i azilkërkuesve. Sipas të dhënave statistikore të Byrosë Federale për Emigracionin në Zvicër, 210 qytetarë me shtetësi maqedonase kanë kërkuar azil në këtë vend vetëm në muajin korrik.
Kjo shifër ka bërë që Maqedonia të renditet e treta pas qytetarëve nga Eritreja dhe Nigerija për nga numri i azilkërkuesve.
Numri i personave nga Maqedonia që kanë kërkuar azil vetëm për një muaj është rritur për 82%. Krahas rritjes së kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit, një tendencë e ngjajshme vërehet edhe nga Afrika Veriore.
Ndërkohë, autoritetet zvicerane kanë rritur për 5% numrin e personave të dëbuar që kishin kërkuar azil në Zvicër. Vetëm në muajin korrik janë dëbuar 704 persona.
Në 7 muajt e parë të vitit 2012, BFE në Zvicër ka shqyrtuar rreth 15 mijë kërkesa për azil, respektikisht 42% më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vetëm në korrik janë dorëzuar mbi 2.700 kërkesa të reja për azil.
Top Channel