Kandidati për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, deklaroi se nuk ka paguar kurrë më pak se 13% tatim mbi fitimin, në një debat nëpërmjet të cilit synon t’i japë fund spekulimeve mbi financat e tij personale.
”Mendoj se në vitet e fundit, kam paguar mesatarisht në taksa rreth 13,6% të fitimeve të mia personale ose diçka të ngjashme”, deklaroi Romney.
Në janar, Romney publikoi të dhënat për tatimet e tij në vitin 2010, por kandidati republikan ka refuzuar që të publikojë të dhënat e viteve të mëparshme.
Kjo i ka dhënë mundësi demokratëve që të pyesin nëse kompania e tij private e pasurive të paluajtshme ka diçka për të fshehur, ashtu si dhe vetë Romney.
Senatori demokrat, Harry Reid, akuzoi më parë Romney-n për mospagimin e taksave prej vitesh, një pretendim i mohuar nga republikani.
Ish-guvernatori i Masaçusetsit është një prej politikanëve më të pasur në SHBA, me një pasuri totale prej rreth 250 milionë dollarësh.
Të dhënat e vitit 2010 treguan se ai i pagoi shtetit rreth 14% në taksa, shumica e këtyre pagesave në bazë të fitimeve kapitale nga investimet e tij.
Niveli më i lartë i taksave në SHBA për fitimin është 35%, por struktura e tatimeve është fleksibël dhe ndryshon në bazë të disa kritereve.
Top Channel