Rikthehet i nxehti
17/08/2012 00:00
Vala e të nxehtit do të prekë sërish vendin tonë. Meteorologët e
Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se duke nisur nga fundjava dhe
ditët e para të javës së ardhshme, temperaturat do të rriten ndjeshëm
duke shkuar 35 gradë celsius në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta
dhe në bregdet ato do të ngjiten deri në 39 gradë.
Sipas meteorologëve, pothuajse e gjithë pjesa e dytëe muajit gusht, do të karakterizohet nga mot i kthjellët e i qëndrueshëm ndërsa temperaturat nuk do t’i kapërcejnë 34 gradë celsius.
Top Channel