Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po përgatit zgjidhje shumë të dëmshme për veriun e Kosovës.
Sipas deklratave të tij në uebsajtin “Telegrafi”, “mbi veriun është duke u përgatitur një dalje jashtë Pakos së Ahtisaarit, e cila do të ndikonte në ndarjen e brendshme të Kosovës”.
“Çdo dalje jashtë planit të Ahtisaarit është autonomi politike territoriale për serbët dhe është ndarje de fakto e brendshme e Kosovës. Pram serbët janë duke punuar që të fitojnë autonomi politike në mënyrë që de fakto ta ndajnë Kosovën dhe ta sakatojnë pavarësinë tonë apo të kenë një Kosovë të tyre që do të lidhet me vonë edhe me eksterritorialitetin e Kishave Ortodokse në Kosovë”, deklaroi deputeti i LDK-së Lutfi Haziri.
Ai shtoi se nuk do të këmbëngulë që pjesë e këtij dialogu të futet edhe ideja e tij për kthimin e kufijve të vitit 1956, ku disa komuna në veri të Kosovës do t’i bashkëngjiteshin Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës, Kosovës.
Top Channel