Moskë, ndalohen për 1 shekull paradat gay

17/08/2012 21:45

Gjykata supreme në Moskë ka vendosur ndalimin e mbajtjes së paradave të homoseksualëve në Moskë për 100 vitet e ardhshme.

Më herët, aktivisti i mirënjohur për të drejtat e komunitetit gay, Nikolay Alexeyev, kishte shkuar në gjykatë më shpresën se do të rrëzonte ndalimin që kishte vendosur këshilli bashkiak i kryeqytetit.

Ai kishte kërkuar për lejimin e së drejtës për mbajtjen e paradave të tilla në 100 vitet e ardhshme dhe kishte kundërshtuar ndalimin në Shën Petersburg të zgjerimit të “propagandës homoseksuale”.

Nga ana tjetër, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i ka kërkuar Rusisë që të dëmshpërblejë aktivistin.

Alexeyev deklaroi të premten se do të shkonte sërish në Gjykatën e Strasburgut, për të kërkuar një vlerësim që ndalimi i vendosur nga gjykata e Moskës është i gabuar.

Qeveria vendore e qytetit të Moskës argumenton se mbajtja e paradave gay mund të rrezikojnë prishjen e rendit publik dhe se shumë moskovitë nuk i mbështesin ato.

Në shtator, Këshilli i Evropës, mbikëqyrësi më i lartë i të drejtave të njeriut në Evropë, do të ekzaminojë përgjigjen e Rusisë ndaj një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Strasburgut mbi këtë çështje.

Në tetor të vitit 2010, gjykata tha se Rusia kishte diskriminuar zotin Alexeyev për shkak të orientimeve të tij seksuale dhe kishte vlerësuar se ndalimi i mbajtjes së paradave në Moskë mund të zgjaste nga viti 2006 deri në 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA