Në Maqedoni edhe zjarret që kanë kapluar vendin mund të kenë prapavijë politike. Dyshimet i ka hedhur, Drejtori i Drejtorisë për Mbrotjtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu i cili tha se zjarret që kanë shpërthyer nëpër disa qytete të Maqedonisë janë të qëllimshme dhe mund të shkaktohen si rezultat i hakmarrjeve politike.
“Shumë nga zjarret janë shkaktuar nga faktori njeri. Kemi vënie të qëllimshme të zjarreve dhe ajo që po ndodh, bëhet për përfitim kundërligjor, sic është prerja e drunjëve dhe mbledhja e një llojë këpurdhe e cila në treg ka çmim të lartë. Por ka edhe disa arsye tjera, bëhet fjalë për njerëz që shkaktojnë zjarer edhe për çërim të hesapeve politike”, thotë zoti Shaban Saliu, Drejtori i Drejtorisë për Mbrotjtje dhe Shpëtim.
Aktualisht, në Maqedoni janë aktivë 3 zjarre. Zjarri që ka shpërthyer në parkun nacional “Jasen” afër Shkupit ka vazhduar të shtrihet drejt territorit kryeqytetit, duke djegur pyjet e ahut, ndërsa për shuarjen e tij janë përfshirë aeroplanët kundër zjarrit dhe helikopterë të Aramtës së Maqedonisë. Ndërkohë po digjen pyje edhe në dy komuna tjera të vendit.
“Problem më të madh për momentin përbën mali ‘Jasen’ ku po digjen pyje cilësore të mbjella me pisha edhe atë në hapësirë prej 60 hektarëve. Në shuarjen e zjarrit po marrin pjesë 20 anëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpërtim por edhe disa ekipe lokale të zjarrëfikësve. Në këtë aksion janë kyçur edhe dy aeroplanët e drejtorisë sonë”, thotë zoti Saliu.
Prej fillimit të vitit në Maqedoni janë shënuar rreth 1000 zjarre nga të cilët janë shkrumbuar rreth 3000 hektarë pyje. Muajin e kaluar 3 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar në një zjarr që kishte përfshi pyjet për rreth qytetit Strumicë në Maqedoninë lindore. Ata janë përfshi nga flakët përderisa kanë tentuar të lokalizojnë zjarrin që është afruar drejt shtëpive të tyre.
Top Channel