Lufta në Lindjen e Mesme/ Forbes: Shqipëria, një nga 6 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit Qeveria pranoi se një pjesë e mirë e sektorit minierar është jashtë
kontrollit të autoriteteve dhe shfrytëzohet në mënyrë të paligjshme nga
kompani misterioze.
“Eshtë e domosdoshme që kësaj situate t’i jepet fund, sepse jo vetëm sjell shfrytëzimin joligjor të pasurive natyrore që ka vendi, por ka edhe pasoja shumë të mëdha përsa i takon sigurisë në punë të punonjësve”, tha Haxhinasto.
Zoti Haxhinasto tha se ky është dhe shkaku kryesor i aksidenteve që kanë marrë jetën e dhjetëra minatorëve në galeritë e vendit.
“Mund të them se gati 90 për qind e aksidenteve në miniera kanë ndodhur nga këto subjekte që operojnë pa u licencuar dhe janë jashtë standardeve të punës. Prandaj është e domosdoshme që kësaj situate t’i jepet fund”, tha ministri.
Kreu i ekonomisë lajmëroi gjatë një takimi të posacëm me prefektet e zonave minerare, specialistë të sektorit dhe përfaqësues të forcave të rendit se qeveria do të riaktivizojë sërish task forcën për të kontrolluar minierat e vendit
“Çështja e monitorimit të realizimit të investimeve do të jetë parësore në punën tonë monitoruese. Rritja e efikasitetit të këtij sektori do të vijë në mënyrë integrale, nëpërmjet angazghimit të përbashkët të gjitha institucioneve, ministrisë, pushtetit vendor, policisë së shtetit, Task Forcave që ne kemi ngritur, por që duhet të riaktivizohen, me qëllim që ky sektor jetik për ekonominë e vendit, për sigurimin e të ardhurave nga eksportet, të arrijë një standard të ri, të arrijë një standard i cili jo vetëm rrit produktivitetin e sektorit, por vendos standarde europiane në funksionimin e tij, në garantimin e sigurisë së jetës së punëtorëve, por edhe në raportin midis nxjerrjes dhe pasurimit, me qëllim që vlerat e mëdha minerare që ka vendi të shfrytëzohen maksimalisht, në përputhje të plotë me ligjin dhe mjedisin”, tha ministri i METE-s.
Shfrytëzimi i paligjshëm i minierave nga banda njerezish te inkriminuar apo individë me pushtet u rigjallërua pas viteve 2005, kur çmimi i kromit në tregjet ndërkombëtare filloi të rritej. Dështimi i autoriteteve për të disiplinuar sektorin, përveçse i ka shkaktuar shtetit miliona dollarë humbje është shoqëruar edhe me pasoja tragjike.
Dhjetëra minatorë kanë humbur jetën, ndërsa lufta mes grupeve rivale për zotërimin e galerive ka kulmuar deri në përleshje me armë në mes të ditës, duke shkaktuar dhe viktima të pafajshme.
Top Channel