Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në
vazhdën e punimeve të konferencës Programi i Partneritetit midis shtetit
të Ioëas në SHBA dhe Kosovës, pati një prezantim me temën “Kosova sot
dhe në të ardhmen”.

Gjatë prezantimit të tij, Kuçi u fokusua në prezantimin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe sfidat më të cilat përballen institucionet dhe shoqëria kosovare.

Duke cilësuar se Kosova ka kaluar në dy faza kryesore në të kaluarën: fazën e mbijetesës, deri në vitin 1999, dhe fazën e ndërtimit të shtetit nga viti 1999 deri në vitin 2008, Zëvendëskryeministri Kuçi, bën të ditur RTK, u shpreh se Kosova sot kalon në një fazë të tretë, që e quajti fazën e konkurrencës me shtetet tjera, duke përfshirë këtu konkurrencën në kuptimin pozitiv me shtetet fqinje, Evropiane dhe më gjerë, me dije, kapacitetet njerëzore, me rininë e saj dhe të mirat natyrore, njofton Ministria e Drejtësisë.

Si prioritet të parë, zëvendëskryeministri Kuçi paraqiti sundimin e ligjit dhe tha së Qeveria e Republikës së Kosovës synon ta arrijë me punë të devotshme përmes Kushtetutës së saj më moderne, ndërtimit të një Gjyqësori të Pavarur të cilin po e adresojnë çdo ditë përmes përmirësimit të infrastrukturës ligjore, fizike e materiale për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe bashkëpunimin me EULEX-in.

Si sfida kryesore në këtë fushë, Ministri Kuçi përmendi implementimin e ligjeve të miratuara dhe funksionalitetin e plotë të institucioneve, vullnetin politik, kapacitetet njerëzore që shpesh mungojnë, si dhe me theks të veçantë perceptimin e shoqërisë rreth sistemit të drejtësisë.

Top Channel