Kinë-Kore e Veriut forcojnë lidhjet

17/08/2012 09:25

Xhaxhai i fuqishëm i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u takua ditën e premte me Presidentin e Kinës, Hu Jintao.

Lajmi u raportua nga Agjensia Kineze “Xinhua”. Presidenti Jintao falenderoi Chang Song-taek për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve fqinje.

Chang besohet se ka një ndikim vendimtar mbi Jong-un, ndërsa njëkohësisht mban edhe rolin e zëvendëspresidentit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare.

Ai mbërriti në Pekin ditën e hënë për bisedime të përqendruara në çështje ekonomike, përfshi dy zona të veçanta investimesh, për të cilat u firmosën kontrata me Ministrinë Kineze të Ekonomisë.

”Për shumë vite, shoku Chang Song-taek ka bërë një punë shumë të mirë për zhvillimin e lidhjeve të forta miqësore midis dy shteteve tona”, theksoi Hu në një radio kineze.

Ky takim është ai i niveleve më të larta midis dy shteteve që prej vdekjes së ish-liderit koreanoverior Kim Jong-il, motra e të cilit u martua me Chang-un.

Vizita e Chang u realizua disa javë pas disa ndryshimeve të rëndësishme në sferat e larta drejtuese të ushtrisë, me gjeneralin Ri Yong-ho, besnik ndaj Jong-il, që u largua nga detyra për “arsye shëndetësore” prej drejtuesit të ri të shtetit më të izoluar të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA