Japonia do të ekstradojë një grup aktivistësh kinezë që lundruan në një zonë ishujsh të diskutuar, konfirmuan burime zyrtare gjatë së premtes.
Kryeministri Yoshihiko Noda pranoi personalisht rekomandimet për të dërguar mbrapsht të gjithë grupin e shkelësve ilegalë të kufirit detar.
Aktivistët lundruan nga Hong Kongu, në ishujt e njohur si Senkaku na japonisht apo Diaoyu në Kinë.
Kjo ngjarje riktheu një debat diplomatik mbi një seri ishujsh të vegjël, duke shtyrë mbajtjen e protestave popullore përpara ambadasës japoneze në Kinë dhe asaj kineze në Japoni.
”Mund të konfirmoj se përgjigja jonë ndaj shkelësve të kufirit do të jetë ekstradimi i tyre. Megjithatë, ka ende disa procedura për të realizuar, prandaj nuk mund të komentoj ekzaktësisht se kur do të ndodhë kjo”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë.
Ishujt e pabanuar në detin e Kinës Lindore janë një burim tensionesh mes dy vendeve, që këto muajt e fundit kanë ardhur në përshkallëzim.
Ato pretendohen deri edhe nga Tajvani, ndërsa aktualisht kontrollohen nga Japonia e janë pjesë e prefektures së Okinavës.
Arsyeja e mosmarreveshjeve të vazhdueshme për keto pjesë toke duhet kërkuar tek pozicioni i tyre strategjik, thonë analistet, ujrat e pasura me peshq, por edhe spekulimet për depozita të mëdha e të pashfrytëzuara nafte.
Top Channel