Gjermani, më shumë kompetenca për ushtrinë

17/08/2012 14:30

Ushtria gjermane do të jetë në gjendje të përdorë armët e saj në të ardhmen në rrugët e qyteteve në rastin e situatave ekstreme, vendosi Gjykata Kushtetuese Gjermane ditën e premte.

Ndryshimi kushtetues u realizua në kuadrin e dhënies së më shumë kompetencave për ushtrinë, e cila përballet me kufizime të mëdha si rrjedhojë e traktateve të firmosura pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në bazë të ligjit të ri, ushtria mund të ndërhyjë nëse vendi përballet me një “situatë katastrofike”, por ndalohet përdorimi i saj për të kontrolluar manifestimet.

Vendimi për përdorimin e njësive ushtarake duhet të aprovohet nga qeveritë federale.

Ndryshimet kushtetuese synojnë që t’i japin një rol më të madh ushtrisë së vogël gjermane, për të mbrojtur vendin nga terrorizmi në të ardhmen.

Megjithatë, ndalohet që një avion civil të rrëzohet në rast pengmarrje dhe specifikohet se avionët ushtarakë duhet të ngrihen në ajër dhe të qëllojnë plumba paralajmërues, duke e detyruar mjetin që të ulet në tokë.

Ndonëse është ekonomia e parë në Europë, Gjermania investon një përqindje të ulët të PBB-së për armatim, për shkak të kufizimeve që ka mbi ushtrinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA