Fier, pranga grabitësve të argjendarisë

17/08/2012 00:00

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi akuzohen për vjedhjen e një argjendarie në fillim të muajit korrik.

Në pranga kanë rënë 21-vjecari Ardit Fejzullai nga Peshpani dhe Armand Mita nga fshati Bishan, përkatësisht 21 dhe 20 vjeç.

Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Hap pas hapi” që kishte për objektiv identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes së argjendarisë së Ilia Kabucit në 5 korrik.

Ngjarja pati jehonë të madhe në atë kohë, pasi pamjet e marra nga kamera e sigurisë që tregonin dy të rinjtë teksa grabisnin argjendarinë në fjalë, u transmetuan nga pothuajse të gjitha mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB