
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudelevic, ka deklaruar të premten se
nevoja për rifunksioninimin e organeve të drejtësisë në veri të Kosovës
është urgjente.
“Në qoftë se vazhdojnë zvarritjet e gjykimeve apo të mos nxjerrjes së individëve para drejtësisë, kjo do të shpjerë në shkeljen e të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, është urgjente nevoja që në veri të Kosovës të rivendoset ligji dhe qytetarëve t’u krijohen kushte për qasje të plotë e me kohë në drejtësi”, citohet të ketë thënë Gudulevic për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve, “Tanjug”.
Gudulevic ka thënë se prej muajit dhjetor të vitit 2008, gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, me ndihmën e ekipit shumëetnik të juristëve, ka nxjerrë 50 aktvendime lidhur me vepra penale.
Gudulevic ka thënë se EULEX-i dëshiron që sa më shpejt të kryhet kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve vendorë, shqiptarë dhe serbë, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
Top Channel