Assange, Britania: Duam zgjidhje miqësore

17/08/2012 21:20

Mbretëria e Bashkuar deklaron se dëshiron një “zgjidhje miqësore” të krizës diplomatike që ka shpërthyer për shkak të themeluesit të Wikileaks Julian Assange, pasi Ekuadori i dha atij azil politik.

Kërkesa vjen pasi qeveria ekuadoriane mori një telefonatë nga një zyrtar i Foreign Office, i cili tha se “temperaturat në të dyja anët duhet të ulen”. Nga ana e saj, Foreign Office refuzon të komentojë lajmin, raporton BBC.

Assange u strehua në ambasadën e Ekuatorit në Londër në muajin qershor pasi ndryshe do të përballej me ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për agresion seksual, akuza të cilat ai i mohon.

Ekuadori njoftoi të enjten se i kishte garantuar themeluesit të Wikileaks azil, duke nënvizuar se të drejtat e tij mund të shkelen nëse ai dërgohet në Suedi.

Foreign Office deklaroi se nuk do të bëjë komente për kontaktet që janë bërë me ekuadorianët, por një zëdhënës tha: “Ne shpresojmë që të arrijmë një zgjidhje miqësore për situatën”.

Një zëdhënës i qeverisë ekuadoriane tha më herët se kishin marrë një telefonatë nga zyra amerikane pranë Foreign Office, me një mesazh që dyshohet se ishte i sekretarit të Jashtëm, William Hague.

Ambasada ekuadoriane në Londër gjendet në katin e parë të një ndertese me apartamente në lagjen Knightsbridge, shumë afër kompleksit gjigand dhe të famshëm në tërë botën e shopingut, “Harrods”. Selia diplomatike ka dhjetë dhoma dhe një bodrum, ku të gjitha ambientet jane zyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA