Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit
“Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit!”. Kjo parullë është brohoritur të premten në Iran, ku mijëra qytetarë kanë përsëritur fjalët e presidentit Mahmoud Ahmadinejad, i cili ka thënë se në të ardhmen e Lindjes së Mesme nuk ka hapësirë për shtetin hebre.
“Tumori izraelit do të eleminohet së shpejti”, ka thënë presidenti në Universitetin e Teheranit, me rastin e së premtes së fundit të muajit të Ramazanit, kur në Iran festohet edhe Dita Botërore e Jeruzalemit, në solidaritet me palestinezët kundër Izraelit.
“Regjimi sionist është një kancer. Shumë shpejt vendet e rajonit do t’i japin fund pranisë së pushtuesve sionistë në tokën e Palestinës. Perëndimorët thonë se duan një Lindje të Mesme të re, por në rajonin tonë nuk do të ketë më gjurmë të sionistëve”, ka shtuar presidenti, i cili e ka mbyllur fjalimin me klithmën: “Vdekje Izraelit dhe vdekje Amerikës”.
Ditën e mërkurë ishte Udhëheqësi Suprem Iranian, ajatollahu Ali Khamenei që deklaroi se, “Izraeli është një regjim sionist artificial që do të zhduket nga horizonti i rajonit”.
Irani, i penalizuar nga sanksionet perëndimore, rrezikon një sulm ushtarak nga Izraeli ose nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me programin e diskutueshëm bërthamor të tij.
E teksa revoltat popullore po riformatojnë fytyrën e rajonit, Republika Islamike po përpiqet të ndalojë rënien e aleatit të saj arab, presidentin sirian Bashar al Assad.
Top Channel