Humbja e jetës së një vajze 7-vjeçare tre ditë më parë në spitalin e
Përmetit ka çuar ministrin e Shëndetësisë Vangjel Tavo në shkarkimin e
Drejtorit të këtij spitali Dhimiter Nasi.

Vajza 7-vjeçare është paraqitur në spital me të vjella dhe gjendje kolapsi kardio-vaskular, por ende nuk dihen  ekzaktesisht shkaqet e vdekjes. Prinderit e 7-vjeçares kanë akuzuar mjekët për humbjen e jetës së vajzës së tyre.

“Ne daten 15 gusht, Drejtoria e Pergjithshme e Planifikimit Shendetesor ne Ministrine e Shendetesise e ka ndjekur rastin dhe perfundimet e analizes se bere jane percjelle ministrit te Shendetesise, zotit Tavo dhe mbi keto konkluzione u evidentua se nuk eshte respektuar sistemi i referimit te pacientit per raste te tilla te renda, te cilat per mungese te kapaciteteve te spitaleve te distriktive duhet te referohen menjehere ne spitalet rajonale, duke njoftuar njekohesisht drejtorite respektive te Ministrise se Shendetesise”, tha  zedhenesja e Ministrise se Shendetesise, Alisa Demollari.

Nje ekip specialistesh te Institutit të Shëndetit Publik janë duke kryer analizat epidemiologjike, pasi kane marre mostra ushqimore te konsumuara nje dite me pare nga vajza, per te nxjerre dhe shkakun e vdekjes.

Nderkohe qe pas verifikimit te karteles klinike te femijes, per mangesite e verejtura ne pershkrimin e ndjekjes se rastit ministri i Shendeteise ka urdheruar verejtje me paralajmerim per largim nga puna te mjekut pediater. Sipas Demollarit ne pritje te rezultateve perfundimtare te analizave laboratorike dhe hetimi klinik te karteles do te ndermerren edhe masa te metejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB