Lufta në Lindjen e Mesme/ Forbes: Shqipëria, një nga 6 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit Minatoret e Bulqizës që punonin në zonën D protestojnë sepse për shkak
të një konflikti mes kompanise ACR dhe nënkontraktorit, një firmë turke,
ata kanë mbetur të papunë.
Tre muaj me pare kompania ACR beri nje kontrate me kompanine turke e cila nisi punen por prej disa ditesh mes tyre ka nisur nje konflikt qe ka perfunduar ne dyert e gjykates.
Nderkohe me nje urdher verbal, punonjesit e sigurise pengojne minatoret te hyjne ne vendet e punes, per pasoje 70 minatore ngelen te papune. Boshllekun e krijuar nga ky konflikt kane nxituar ta zene shfrytezuesit ilegale te kromit te cilet pavaresisht urdherave per bllokim vijojne te pashqetesuar te marrin krom ne kete zone te cilin me pas e shesin.
Per shkak te ketij shfrytezimi pak dite me pare ndodhi edhe nje aksident ne zonen D. Vetem 24 ore pas vdekjes se nje minatori ne Martanesh, nje 26-vjeçar ne zonen D ne Bulqize, zone ku prej nje jave nuk duhet te punohej, u plagos per shkak te shembjes se nje galerie kromi. I plagosuri ne gjendje te rende eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak. Cdo dite minatoret paraqiten prane vendeve te punes por pengohen nga rojet e sigurise se minieres. Per minatoret pengimi i punes se tyre te rregullt po favorizon shfrytezuesit ilegale te kromit qe ne kete zone gjejne dhe mbledhin krom me kosto shume te ulet pa bere asnje investyim apo pa respektuar kushtet e sigurise ne pune.
70 minatoret prej nje viti jane te papune, qe ne kohen kur nisi greva e gjate 8-mujore e minatoreve qe bllokoi totalisht edhe punen ne galerite e kompanise ACR.
Top Channel