Presidenti i Republikës Serbe, krahinës me autonomi të zgjeruar të populluar nga serbë brenda Bosnjes, këshilloi krijimin e një strukture policore të financuar dhe udhëhequr nga Beogradi.

Sipas Milorad Dodik, është e domosdoshme që “një polici serbe të mbrojë interesat e vetë Serbisë dhe shtetasve të saj kudo në Ballkan, përfshirë Bosnje, Mal të Zi, Kosovë e vendet e me serbë etnikë”.

Ai shtoi se mënyrat e mbrojtjes së interesave serbe do të jenë në qendër të bisedimeve të tij me Presidentin Tomislav Nikolic, në Banja Luka, në shtator.

“Flitet për serbët e Malit të Zi, të Bosnjes, Kosovës, Kroacisë apo lloje të tjera serbësh. Në thelb, janë të gjithë serbë, kanë të njëjtin atdhe dhe duhet të mbrohen nga e njëjta forcë. Unë nuk jam një serb Bosnje. Unë jam një serb”, theksoi Dodik.

Gjithashtu, Dodik ngriti zërin për njohjen e Republikës Srbska në takimet ndërkombëtare, përkrah Sarajevës zyrtare.

“Republika jonë duhet të ketë zërin e saj dhe kjo është thelbësore për vetë mbijetesën e Bosnje-Hercegovinës. Nëse politika e injorimit të interesave tanë nga qeveria boshnjake do të mbizotërojë, atëherë të gjithë ne nuk kemi se çfarë presim dhe se çfarë të kërkojmë më në këtë shtet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA