Banorët shqiptarë të tri fshatrave të Komunës së Leposaviçit, në veri të Mitrovicës, për më shumë se 5 ditë kanë mbetur pa transport rrugor dhe të bllokuar në këtë pjesë të thellë të veriut.

Shkaku për mungesën e transportit në fshatrat Ceraj, Bistric dhe Koshtovë, sipas banorëve të zonës, është se Ministria e Infrastrukturës ende nuk e ka vazhduar kontratën me transportuesin e deritanishëm.

Banorët treguan për TCH se, përkundër mbarkimit të kontratës me kompaninë, e cila ka bërë transportin deri më tani, deri më datën 10 kompania në mënyrë vullnetare dhe pa para e ka bërë trasportin e udhtarëve shqiptarë të kësaj pjese.

Tani, kur janë bërë 5 ditë që banorët kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra, ata bëjnë apel për ndërmarrjen e masave të menjëhershme qoftë nga Ministria e Infrastrukturës, qoftë nga komuna e Mitrovicës.

Top Channel