“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali Rreth 120 biznese të vendosura në pazarin karakteristik të Gjirokastrës
dhe zonën muzeale përreth deklarojnë se realizojnë kufinjtë minimal të
xhiros vjetore dhe se të menaxhosh një biznez në këtë zonë nuk është
aspak fitimprurëse.
Rreth 20% e tyre sipas zyrës së tatim-taksave në Bashki ende nuk i kanë shlyer detyrimet për këtë 7-mujor por ka edhe debitorë nga viti i kaluar. Numri i bizneseve në këtë zonë ka ngelur pothuajse i pandryshueshëm të paktën në 5 vitet e fundit ndërsa disa prej tyre kanë ndryshuar aktivitet duke u orientuar drejt turizmit.
Këtë vit për herë të parë Këshilli Bashkiak ka përjashtuar nga detyrimet hapësirat publike të miratuara si veranda lokalesh për të stimuluar këtë biznes turistik në këtë zonë. Por kjo sipas tregtarëve dhe vetë autoriteteve vendore nuk mjafton. Ata i kanë drejtuar disa kërkesa qeverisë dhe kanë organizuar disa protesta për shpalljen e zonës muzelae si zonë e lirë tregtare e përjashtuar nga taksat.
Në Gjirokastër ushtrojnë aktivitetin rreth 1100 biznese të vogla dhe 230 të medha prej të cilave respektivisht vetëm 120 dhe 2 janë të vendosura në zonën muzeale.
Top Channel