Serbia do t’i garantojë një mbështetje të madhe ish-ministri të Jashtëm serb, Vuk Jeremic në përfaqësimin e tij si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pavarësisht deklarimeve se kjo gjë do t’i kushtojë Serbisë mbi 7 milionë euro, kryeministri Ivica Dacic, ka theksuar pas takimit me Jeremic se mbështetja e qeverisë serbe do të jetë e madhe.

“Problemet e brendshme nuk guxojnë të ndikojnë në interesat e Serbisë, e interesi është përfaqësimi i suksesshëm në Asamblenë e Përgjithshme”, ka thënë Dacic.

Jeremic, ka premtuar se do të kryejë detyrën e tij duke thënë se Serbia pajtohet në respektimin e ligjeve ndërkombëtare.

Ai do të marrë detyrën në krye të Kombeve të Bashkuara në shtator, kurse më parë ka deklaruar se Kosova do të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara vetëm mbi trupin e tij të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA