Panariti, bisedë telefonike me homologun grek

13/08/2012 12:30

Ministri i jashtëm grek Dhimitris Avramopullos zhvilloi mbrëmjen e së dielës një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, dy ministrat diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, integrimin europian të Shqipërisë si dhe çështje të karakterit rajonal.

Në fokus kanë qenë edhe çështjet e minoritetit grek në Shqipëri si dhe një sërë çështjesh të karakterit teknik. Burime nga Ministria e Jashtme greke thanë për Top Channel se biseda ishte në një klimë pozitive.

U ra dakord që të dy palët të shtojnë kontaktet për të përmirësuar edhe më shumë marrëdhëniet të cilësuara si të mira edhe pse kohët e fundit klima në to ka qenë disi më e ftohtë pas anullimit të paktit të detit nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, por dhe problemet e krijuara prej censusit dhe vendimit të Omonias për të regjistruar në mënyrë të njëanshme minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri.

Avramopullos e ka ftuar homologun e tij shqiptar të vizitojë Athinën, vizitë që sipas gjasave pritet të zhvillohet gjatë 10 ditëshit të parë të muajit shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA