Luftë me zjarret në Kroaci e Bosnje
13/08/2012 21:10
Qindra zjarrfikës në Kroaci e Bosnje po luftojnë kundër zjarreve të shumta që kanë rënë në pyjet e rajoneve jugore të dy vendeve.
Të dyja vendet, në kufi me njëra-tjetrën, kanë parë t’u digjen rreth 1.500 hektarë terren, të përbërë nga pisha, ullishte dhe hardhi rushi.
Përveç zjarrfikësve, për të vënë nën kontroll flakët të ndihmuara nga era, janë dislokuar edhe 150 anëtarë të forcave të armatosura.
Në rajonin e Skradinit, një front zjarri ka kërcënuar një zonë të minuar gjatë luftës së viteve 1991-1995, ka bërë të ditur mbrojtja civile.
Top Channel