
Ministria e Infrastrukturës në Kosovë ka njoftuar të gjithë qytetaret që udhtojnë nga Prizreni në Prishtinë dhe anasjelltas, se përkohësisht është ndaluar qarkullimi në rrugën nacionale Carralevë-Duhë.
Bëhet e ditur se udhtarët që vijnë nga Shqipëria dhe nga Prizreni drejt Prishtinës duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative rajonale në të dy drejtimet:
Arllat-Malishevë, Duhël-Carralevë, Komoran-Arllat-Duhël, Doganaj-Shtërpcë-Prizren dhe Prizren-Duhël-Malishevë.
Ndërkohë, hapja e qarkullimit të automjeteve do të fillojë më 14 gusht prej orës 7 të mëngjesit deri më 15 gusht.
Sipas njoftimit të policisë, bllokimi i qarkullimit në këtë pjesë të rrugës është bërë për shkak të punimeve që janë duke u kryer në këtë segment.
Top Channel