
Rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës i është vënë zjarri një veture.
Sipas Policisë së Kosovës, personat që kanë kryer këtë vepër nuk dihen ende, ndërsa hetime janë duke u zhvilluar në lidhje me këtë ngjarje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti e ka konfirmuar djegien e veturës, duke shtuar se ajo i takon një qytetari serb të rëndomtë.
“Në orën 4 të mëngjesit i është vënë zjarri një veture në pjesën veriore të Mitrovicës. Motivet ende nuk i dimë, por hetime janë duke vazhduar”, ka thënë Hoti.
Sipas burimit, vetura është e një qytetari serb, i lindur në vitin 1984. Nga ngjarja e ndodhur nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Top Channel