Në 100-vjetorin e çlirimit nga forcat turke, Shkupi është vlerësuar si kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve, nga pasardhësit e partiotëve që një shekull më parë e çliruan Shkupin.

Deputeti kosovar Nijazi Idrizi, si përfaqësues i familjes së partiotit shqiptar Idriz Seferi, tha se Shkupi është qytet që bashkon emocionalisht të gjithë shqiptarët.

“Shkupi ka qenë brengë e veçantë e të parëve tanë sepse ata e kishin frikën këtu sepse dyshonin se ndryshonte rrjedha e historisë, rrjedha e fatit të tyre. Shkupi është një udhëkryq ku i grumbullon të gjithë njerëzit, vendet tona i bashkon, ky është realisht kryeqyteti emocional i shqiptarëve. Ndoshta Tirana mund të jetë kryeqytet i Shqipërisë, Prishtina i Kosovës, por kryqyteti i shqiptarëve është Shkupi. Ky është kryeqyteti ynë emocional”, theksoi Idrizi.

100-vjetori i çlirimit të Shkupit u shënua të dielën me një sërë aktivitetesh që nisën nga shtëpia memoriale e Nënë Terezës ku u mbajt një meshë në gjuhën shqipe për nder të atit të saj, Kolë Bojaxhiut.

Postat e Maqedonisë promovuan edhe një pullë postare me motive nga orkestra ‘Zana e Maleve’ që u themelua nga patrioti Kolë Bojaxhiu, për pritjen e çlirimtarëve të Shkupit.

Rafiz Haliti, drejtor i Postave të Maqedonisë, u shpreh: “Postat e Maqedonisë sollën vendim që në kuadër të manifestimeve për shënimin e 100-vjetorit të qytetit Shkupit të shpypet pulla postare ku është prezantuar grupi muzikor ‘Zana e Maleve’, grup i cili ka pritur në sheshin e Shkupit kryengritësit shqiptarë.”

Por 12 gushti shënon edhe një ngjarje të hidhur për shqiptarët e Maqedonisë. Krahas aktviteteve për shënimin e 100-vjetorit të çlirimit të Shkupit, të dielën u bënë homazhe edhe tek varrezat e 10 civilëve shqiptarë të masakruar gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001 nga forcat maqedonase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA