Spanja “gjunjëzohet” nga zjarret

12/08/2012 08:40

Zjarrëfikësit spanjollë janë duke luftuar me dëshpërim ndaj flakëve në Ishujt Kanarie, për të vendosur nën kontroll një zjarr që ka djegur me dhjetëra hektarë pyje e ka zhvendosur të paktën 5 mijë persona nga banesat e tyre.

Në ishullin e Tenerifes, zjarri ka ndërprerë linja të energjisë elektrike, komunikimit dhe lidhje rrugore.

Në ishullin fqinj të La Gomerës, zjarret kanë shkatërruar një pjesë të madhe të një rezervati natyror, me “vlera të paçmueshme ekologjike”.

Aktualisht, Spanja përballet me zjarret më të fuqishme në 70 vjet. Vatra flakësh ka edhe në territorin kontinental, me krahinën e Galicisë që është gjithashtu e përfshirë.

Nxehtësia e madhe e stinës dhe era e fuqishme është duke vështirësuar punën e zjarrëfikëseve, që po përdorin në masë edhe mjetet fluturuese që lëshojnë sasi uji mbi zjarre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA