Qeveria ka reaguar ashpër ndaj akuzave të opozitës për zëvendësimin e papritur të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, tha se janë socialistët ata që gjatë qeverisjes së tyre kanë vendosur standarte uzurpuese mbi institucionet duke emëruar në krye të tyre, siç tha ajo, ish-ministra apo anëtarë të kryesisë së partisë. C’ka sipas zonjës Bregu nuk po ndodh me qeverisjen aktuale.

“Zoti Rama që derdh lot këto ditë për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho Lika, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike. Zoti Rama dhe suita e tij mediatike bëhen qesharakë kur çirren dhe vajtojnë se u zëvendësua pas tetë vjetësh drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë që qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij Shërbimi dhe nuk nguruan të vendosin në krye të tij, në emër të depolitizimit, anëtarin e kryesisë së PS-së,  Fatos Klosin, të ndjekur për lidhje agjenturore me shërbime të huaja, nga shërbimet e vendit dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh”, u shpreh Bregu.  

Zëvendësimi i zotit Bahri Shaqiri me zotin Visho Lika hasi në kritika edhe të medias, opinionistëve dhe shoqërisë civile si dhe të ish-presidentiti Moisiu. Kjo ndoshta edhe për shkak të mënyrës së papritur sesi u bë shkarkimi në mesin e gushtit dhe ende pa mbushur një muaj nga marrja e mandatit të presidentit të ri Bujar Nishani.

Por, më shume se kaq, kritikat lidheshin me emërimin e drejtuesit të ri, i cili ka mbajtur poste drejtuese në shërbimin sekret të shtetit në një nga periudhat më të errëta të këtij institucioni. Ndërkohë që habi dhe mosdijeni për kohën dhe arsyet e këtij zëvendësimi u shprehën edhe nga ambasada amerikane në Tiranë që njihet si partnerja kryesore e këtij shërbimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA