Alenca Kuq e Zi ishte në Sarandë ku organizoi edhe një koncert festiv. Kryetari i kësaj force Kreshnik Spahiu kritikoi sërish qeverinë dhe gjithë forcat e mëdha politike për shkatërrimin e trashëgimisë dhe betonizimin e qyteteve turistike të vendit.
Ai mes të tjerave akuzoi kryeministrin Berisha se po shet pasuritë e shqiptarëve tek të huajt.
“Jemi këtu për të hedhur themele të reja, themele mbi gërmadhat e një “Kabuli”, që është shndërruar sikur të ishte bombarduar jo nga armiqtë tanë, jo nga fqinjët por nga një klasë politike nga një qeveri anti-shqiptare e cila na zhveshi krenarinë tonë”, tha Spahiu.
“Ne vijmë këtu pas 2700 vjetësh për të hedhur themele të reja, për një Shqipëri ndryshe, natyrisht për një Shqipëri për të qënë krenarë”, shtoi kreu i AK.
Top Channel