Shtetet e Bashkuara kanë futur grupin militant të Hezbollahut në listën e
organizatave të sanksionuara për shkak të lidhjeve të tij me regjimin e
presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
Në deklaratën e Departamentit të Thesarit thuhet se grupi me seli në Liban ka “rol integral në dhunën e vazhdueshme që kryen regjimi i Assadit mbi popullin sirian, përfshirë trajnime, këshilla dhe mbështetje të gjerë logjistike”.
Departamenti po ashtu thotë se Hezbollahu ka koordinuar mbështetjen e tij për Asadin me forcat e Gardës Revolucionare të Iranit.
Nënsekretari amerikan për Çështje të Terrorizmit dhe të Inteligjencës Financiare, David Kohen ka thënë se sirianët dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të harrojnë kontributin e Hezbollahut dhe të mbrojtësit të tij, Iranit, në vrasjen e mijëra civilëve.
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur Hezbollahun organizatë terroriste që prej vitit 1995.
Top Channel