Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon është keqinformuar nga interlokutorët lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta”, Rexhepi ka vënë në dukje se raporti që i është dhënë sekretarit të përgjithshëm është hartuar nga misioni i UNMIK-ut dhe për rrjedhojë nuk mund të përmbajë fakte reale.

“Raportin e kanë hartuar strukturat e UNMIK-ut dhe nga kjo nuk pritej asgjë e mirë, pasi ata janë të dëshpëruar për reduktimin e fondeve për misionin e tyre”, ka deklaruar Rexhepi.

“Mua më duhet ta kritikoj zotin Ban Ki Moon, pasi ai ka lexuar një raport të tillë, duke u keqinformuar tërësisht”, ka thënë më tej ministri për agjencinë serbe. Deklarata e Rexhepit vjen pasi më herët gjatë muajit mediat serbe raportuan për kritika të bëra në adresë të Policisë së Kosovës nga Ban Ki Moon, përsa i përket gjendjes në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA