Libi, vritet gjenerali i lartë
11/08/2012 02:25
Një gjeneral i ushtrisë libiane, me një rol të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, është qëlluar për vdekje në qytetin lindor të Bengazit.
Gjenerali Mohamed Hadia Al-Feitouri po kthehej në shtëpi nga lutjet e së premtes, kur një grup i armatosur doli nga një makinë dhe hapi zjarr, tha i biri i tij.
Në muajt e fundit, Bengazi ka parë një valë vrasjesh të zyrtarëve të sigurisë, të cilët, si Gjeneral Hadia, shërbyen nën regjimin e ish-liderit libian, Muamar Gadafi.
Incidenti vjen një ditë pasi Asambleja e re e Libisë mori pushtetin.
Zgjedhjet historike të qershorit, të parat votime të lira pas shumë dekadash, janë përballur me bojkot në Bengazi.
Top Channel