Gu Kailai ka pranuar vrasjen e biznesmenit britanik, Neil Heywood të kryer pas një gjendje jo të mirë mendore, raportoi media shtetërore kineze.
Agjensia e lajmeve Xinhua, tha se zonja Gu, gruaja e një prej ish-politikanëve më të lartë kinezë, Bo Xilai, kishte kërkuar falje për atë që ajo e përshkroi si “tragjedinë” e vdekjes së zotit Heywood .
Ajo tha se do të “pranojë me qetësi përballjen me cfarëdolloj dënimi”, shtoi agjencia.
Znj. Gu u akuzua për vrasjen e Z. Heywood, i cili u gjet i vdekur në nëntor 2011, në një gjyq një-ditor të enjten.
Ndihmësi i saj, Zhang Xiaojun, gjithashtu pranoi përfshirjen e tij në vrasje dhe donte t’u kërkonte falje të afërmve të z Heywood, tha Xinhua.
Prokuroria pohoi se znj Gu dhe djali i saj Bo Guagua nuk ranë dakord me z Heywood mbi “interesat ekonomike” dhe se zonja Gu ishte i shqetësuar në lidhje me “kërcënimet e Neil Heywood ndaj sigurisë personale të djalit të saj”.
Top Channel