Një ministër grek, i cili mbajti provizorisht për dy ditë rolin e kryetarit të Parlamentit, përballet me presion për t’u dorëhequr, pasi përdori pushtetin për të emëruar vajzën e tij në një funksion të përhershëm shteteror.

Vyron Polydoras, anëtar i Partisë Demokracia e Re, mbajti detyrën më të rëndësishme parlamentare gjatë zgjedhjeve të 6 majit dhe në përsëritjen e tyre në 17 qershor.

Dokumentet e publikuara tregojnë se 48 orë në detyrë, i mjaftuan për të punësuar të bijën në zyrën e tij.

Duke mohuar ndonjë parregullsi, Polydoras theksoi se ligji e lejonte që të emëronte deri në gjashtë punonjës, ndërsa ai punësoi vetëm një.

Çështja ka krijuar një tërbim kombëtar në vendin e zhytur në vështirësi financiare, ku partitë politike shihen si shkaktaret e vërteta të krizës, nëpërmjet abuzimit dhe shpërdorimit të fondeve publike prej dekadash.

Një faqe e re ne “Facebook”, e titulluar “Polydoras jep dorëheqjen tani”, grumbulloi vetëm gjatë orëve të para të hedhjes së saj në rrjet disa mijëra pëlqime.

Ndërkohë, në një editorial therës të së përditshmes “Eleftheros Typos”, shkruhej se “Polydoras qëndroi në detyrë për vetëm një ditë. Nëse do të kishte qendruar një javë, me siguri do të kishte pasur kohë për të punësuar edhe vajzën tjetër e farefisin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA