Një fëmijë 6-vjeçar ka mbetur i vrarë nga shpërthimi i një mine në zonën e Olovos, në lindje të Bosnjes, ndërsa babai i tij ka mbetur i plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i policisë, sipas të cilit vogëlushi me të atin kishin shkuar për të mbledhur dru në një zonë të minuar gjatë luftës së viteve ’90.

Që nga fundi i luftës në Bosnje, mbi 1.670 persona kanë mbetur të përfshirë në incidente të shkaktuara nga minat, 230 prej të cilëve kanë qenë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA