Pas takimit me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi më 27 Janar të vitit 2010, ambasadori amerikan Xhon Withers do të niste me 29 Janar, pra dy ditë më vonë, drejt Uashingtonit një dokument konfidencial ku do të nënvizonte mes të tjerash presionin në rritje të Qeverisë Shqiptare ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror.
Kabllograma i publikuar nga Wikiliks i referohet projekt/ligjit për shërbimet sekrete “si një kthim prapa në epokën e Enver Hoxhës”.
“Topi i bëri jehonë shqetësimeve të Ambasadorit për Ligjin e Shërbimit Sekret duke shtuar se një shërbim sekret i parashikuar në projekt/ligj i kujton atij Sigurimin e frikshëm të epokës komuniste.
“Megjithate, Topi pranoi”, shkruhet në dokument se zyra e tij nuk e ka marrë ende një kopje të draftit dhe ende nuk ka vlerësuar zyrtarisht të gjithë ligjin. “Topi, shkruan Uithers, tha se ai ka bërë cështë e mundur prej zgjedhjes së tij në detyrën e Kreut të Shtetit që të mbrojë pavarësinë dhe profesionalizmin e shërbimit sekret dhe tha se do të këmbëngulë për të patur zërin e tij në projekt/ligj”.
Në komentin personal pas takimit, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë shkruan se sic ka ndodhur edhe në të shkuarën Topi ka pak pushtet për të ndryshuar dinamikën politike apo të mbrojë institucionet kundër shkeljeve të Kryeministrit.
Sidoqofte, Uithers thotë se shqetësimi i presidentit shqiptar për presionin politik ndaj Prokurores së Përgjithshme dhe SHISH-it nuk duhet të merret me rezerva.
“Topi, shkruan ambasadori, duke iu referuar postit të Presidentit. “Është i lidhur mirë me dy institucionet dhe ai ka autoritet të konsiderueshëm kushtetues mbi sektorin juridik, prokurorët dhe SHISH. Topi ka punuar hera herës në mënyrë efektive për të mbrojtur interesat dhe prerogativat e tij në sektorin juridik dhe SHISH, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të jetë në gjendje dhe do të ketë vullnet edhe kësaj here…”, përfundonte kabllogrami i ambasadorit amerikan në Tiranë, Uidhers që i’u nis Uashingtonit në 29 janar 2010 dhe që u bë publik nga Wikiliks.
Top Channel