Shpëton 6-vjecarja, mbahej pas të mbyturës
09/08/2012 02:15
Peshkatarët në liqenin Gleneida, në Nju Jork u bënë dëshmitarë të një ngjarje të rrallë. Ata i erdhën në ndihmë një vogëlusheje 6 vjecare e cila ishte mbërthyer pas një trupi të pajetë në liqen.
Sic shkruan gazeta lokale “The Journal Neës”, trupi i pajetë ishte ai i 59 vjecares Pamela Kaner, mike e nënës së saj.
Peshkatarët u treguan policëve se kishin parë gruan dhe vajzën e vogël të hynin në liqen, ku ndalohej noti, por nuk dinin se ckishte ndodhur më vonë.
Policia po heton për pistën më të mundshme, atë të një ataku kardiak të 59 vjecares.
Top Channel