Policia serbe ka nisur një hetim të madh lidhur me keqpërdorimet bankare
kompaninë “Agrobanka”, dhe deri më tani janë arrestuar tetë persona të
dyshuar se kanë manipuluar me paratë e bankës, duke e shpallur edhe
falimentimin e saj për ta regjistruar një të re me të njëjtin emër.

Policia ka bërë të ditur se të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalesës prej 48 orësh, ndërkaq është në kërkim edhe të dy personave të tjerë që kanë qenë pjesë e bordit drejtues të bankës.

Ndër të tjera, të dyshuarit thuhet se kanë miratuar kredi për persona dhe kompani të ndryshme në kushte të përshtatshme, por pa siguri dhe si pasojë ato nuk janë kthyer kurrë. Sipas policisë, “Agrobanka” ka krijuar humbje deri në 300 milionë euro.

Megjithatë, kjo ka qenë ndër aferat e para të paralajmëruara nga zyrtarët e shtetit dhe qeverisë së re në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

Top Channel