Neil Armstrong merr veten pas operacionit në zemër

09/08/2012 08:00

Ish-astronauti amerikan Neil Armstrong, njeriu i parë që zbritin në Hënë, po merr veten pas një operacioni bypass në zemër të kryer të martën.

82-vjeçari kishte të bllokuara katër koronare të zemrës. Administratori i NASA-s, Charles Bolden, i uroi “heroit të vërtetë amerikan” një shërim të shpejtë.

Neil Armstrong ishte komandanti i misionit Apollo 11 dhe ishte njeriu i parë që shkeli në Hënë në 20 korrik të vitit 1969.

Që pas ecjes së famshme në Hënë, ish-astronauti ka qëndruar larg vëmendjes së mediave. Vetëm në vitin 2011 foli në Kongres për të ardhmen e NASA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA