Grabitës të armatosur mbajtën peng për disa minuta një avion mallrash në aeroportin e Marsejës, në jugun e Francës, pasi kaluan gardhin mbrojtës duke e shpërthyer atë me një makinë të vjedhur.
Banda e armatosur, e cila sipas gazetës “La Provence” ishte e armatosur rëndë, realizoi sulmin e saj në orën tre të mëngjesit, kur avioni po shkarkohej.
Sipas informacioneve, ata shpresonin që të gjenin sasi me para nga avioni i ardhur nga Parisi, por kjo nuk rezultoi e vërtetë.
Grabitësit u larguan më pas nga vendngjarja, me çantat e shpinës së dy pilotëve, përpara se të jepej alarmi i përgjithshëm dhe forcat e rendit të rrethonin aeroportin.
Nuk ka informata nëse ka pasur të lënduar gjatë aksionit, të mbajtur në fshehtësi pothuajse të plotë nga forcat policore, që ende nuk kanë publikuar të dhëna të detajuara.
Top Channel