Francë, aksion kundër romëve

09/08/2012 15:25

Policia Franceze nisi një aksion për shpërndarjen e kampeve të romëve, pasi qeveria e re socialiste theksoi se kushtet e jetesës së tyre ishin një rrezik për shëndetin publik.

Dy kampe pranë Lilës u mbyllën mëngjesin e së enjtes, pasi më parë aksione të ngjashme u realizuan edhe në Paris e Lion.

Ndërkohë, rreth 240 romë të ardhur nga Europa Lindore, pranuan vullnetarisht të transportoheshin në Rumani nëpërmjet një fluturimi çarter.

Sipas kritikëve, socialistët janë duke kopiuar masat konservatore të parashikuara në fushatën e humbur zgjedhore të ish-presidentit Nicolas Sarkozy.

Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, nëpërmjet një deklarate qartësoi të mërkurën se “urdhërat e gjykatës për të hequr kampet ilagale do të ekzekutohen me vendosmëri”.

Sipas tij, kushtet higjenike të kampeve ishin të papranueshme, pasi paraqisnin një rrezik të madh për jetën sociale dhe ambientin ku jetojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA