Demaçi: Bisedime me Serbinë, po jo për sovranitetin
09/08/2012 00:00
Veprimtari Adem Demaçi ka deklaruar se hezitimi për të biseduar me Serbinë do shihej si qasje shkatërruese.
Sipas tij, nuk është fundi i botës, në rast se bëhen bisedime me Serbinë, por thekson se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të diskutohet sovraniteti i vendit.
Demaçi, bën të ditur RTK ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet që ta hedhin topin në ‘fushën serbe’ duke kërkuar nga Serbia të drejtat për shqiptarët në Luginën e Preshevës, zbatimin e marrëveshjeve dhe dëmshpërblimet e luftës.
Ai thotë se duhet nisur me sulmin politik ndaj Serbisë, e jo të priten propozimet e të tjerëve.
Top Channel