Zyrtarët serbë në Bosnje kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm të vendit, Zllatko Lagumxhia, pasi i rekomandoi ambasadorit boshnjak në OKB që të mbështesë rezolutën për Sirinë.

Sipas raportimeve të “REL”, kërkesa është bërë nga anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjes, Nebojsha Radmanoviç, me argumentin se ministri i Jashtëm duhet të konsultohej me të treja presidencat.

Pas luftës së viteve 90 në Bosnje, vendi qeveriset nga presidenca trepalëshe, që përfaqëson popullsinë serbe, atë boshnjake dhe atë kroate dhe për rrjedhojë çdo vendim i rëndësishëm i diplomacisë duhet të jetë unanim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA