Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shkarkuar Drejtorin e Policisë bashkiake Florenc Hoxha, ndërkohë që në vend të tij në krye të Policisë Bashkiake u emërua kreu i Qarkullimit Rrugor, Vullnet Topalli.

Florenc Hoxha mësohet se do të emërohet në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit, pas largimit të Arben Nokës.

Florenc Hoxha mbajti detyrën e Kreut të Policisë bashkiake pak më shume se një vit dhe gjatë kësaj periudhe ai u akuzua për ushtrim dhune ndaj punonjësve të administratës së mëparshme bashkiake, por së fundmi edhe ndaj romëve, për të cilët reagoi jo vetëm Avokati i Popullit, por edhe institucionet ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA