Ish kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i Kuvendit të
përgjithshëm Arbër Xhaferri është gjetur në gjendje kome në banesën e
tij gjatë ditës së djeshme që gjendet në qendër të Tetovës dhe menjëherë
është dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e
parë.

Mjekët bëjnë përpjekje për shpëtimin e tij, ndërsa akoma gjendja shëndetësore e tij është në rrezik për jetën, për shkak të një gjakderdhjeje ne tru.

Kohëve të fundit Xhaferri vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga marrja me politikë aktive ndërsa kohëve të fundit ai më shumë merrej me shkrime autoriale.

Për 12 vjet me radhë Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur edhe në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij Menduh Thaçi.

Top Channel