
Ekzekutivi kosovar ka shqyrtuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale dhe i kërkoi Kuvendit të Kosovës miratimim në procedimin e mëtejshëm.
Në mbledhjen e rregullt të qeverisë kosovare, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se “nga viti i kaluar është propozuar që nxirret ligji anti-mafia, ligj i cili është i 20-i që procedohet në Kuvend në kuadrin e përmbushjes së kritereve për përmbushjen e kritereve në BE”.
Sipas ministrit Kuçi, shoqëria civile, e cila kishte dyshime lidhur me këto ligje pas ndërhyrjeve që janë bërë tashmë është e kënaqur 100%. Kuçi tha se, ky ligj është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, por në të janë përfshirë shumë aktorë.
“Kemi hamonizuaur ligjin me dispozitat e kodit penal. Ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilëve do t’u konfiskohet pasuria nëse merren me vepra penale, nëse janë në arrati ose nëse kanë vdekur”, theksoi ministri.
Top Channel