
Nëse sot do të mbahej referendumi për përfshirjen e Kosovës në Bashkimin Europian, 72% e qytetarëve të Kosovës do të votonin pro.
Ky është rezultati i një ankete vetëdijësimi për BE-në, i realizuar gjatë këtij viti në Kosovë. Sipas qeverisë dhe zyrës së BE-së në Prishtinë, pothuaj 90% e anketuesve e konsiderojnë të rëndësishme fuqizimin e lidhjeve me BE-në.
70% e tyre e shohin integrimin ne BE-së si një zgjidhje të mundshme për problemet ekzistuese në ekonomi, udhëtim, korrupsion, sigurim të së ardhmes për të rinjtë dhe mirëqenie sociale.
Këto rezultate janë tregues i qartë se kosovarët besojnë shumë në të ardhmen europiane. Një ëndërr kjo e cila mbetet në duart e institucioneve të Kosovës për tu plotësuar, por edhe të BE-së, e cila në mungese të mosnjohjes nga pesë shteteve nuk ruan një qëndrim unik përballë Kosovës.
“Institucionet e Kosovës janë duke punuar në kuadrin e përmbushjes së detyrimeve të tyre për anëtarësimin, por duhet pasur parasysh që ky është një proces dhe është një proces afatgjatë që ka të bëjë me reformën e përgjithshme shoqërore”, deklaroi Gëzim Kasapolli, zëvendësministër i Integrimit.
Por, duket se kosovarët nuk kanë shumë njohur për procesin e anëtarësimit në BE. 34% e të anketuarëve besojnë se Kosova do t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2014.
Melvin Asin, zevendës udhëheqës i operacioneve në zyrën e BE-së, tha: “Unë e kam thënë se është një proces i bazuar në reforma. Kjo do të thotë gjithashtu se qeveria e Kosovës mund të përcaktojë se sa shpejtë gjerat do të ecin. Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi realistë se ndonëse qytetaret e Kosovës besojne se integrimi mund të ndodhë në 2014-tën, kjo nuk do të ndodhë kaq herët”.
Studimi ka nxjerrë në pah po kështu se gazetarët gëzojnë nivelin më të lartë të besimit publik. Ndërkaq që niveli i besimit në përfaqësuesit e shoqërisë civile ka rënë dukshëm nga 18% në vitin 2010, në 7% sot.
Televizioni mbetet burimi më i përhapur i informacionit lidhur me BE-në politikat dhe institucionet e saj. Nga ana tjetër shfrytëzimi i internetit si burim lajmesh është rritur dukshëm që nga viti 2010 duke e bërë atë si burimin e dytë më të përhapur të informacionit sot.
Top Channel